Me shpejtësi ka reaguar presidenti Donald Trump ndaj kritikave dhe akuzave të paraardhësit të tij, Barack Obama dhe kandidates demokrate për zëvendëspresidente, Kamala Harris.
Trump e ka quajtur Obaman president të paaftë dhe të tmerrshë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ai ka qenë një president i paaftë, i tmerrshëm dhe arsyeja përse unë jam këtu lidhet pikërisht me punën e keqe të Obamës dhe Bidenit”, tha Trump gjatë një konference për shtyp.
Zemërimin ndaj komenteve të Harris, Trump e ka zbrazur edhe në rrjetin social Twitter.
“A nuk ishte ajo që e quajti Biden racist? A nuk tha se ishte i paaftë?”, shkroi Trump duke e vënë në dyshim mbështetjen e Harris për kandidatin demokrat për president. /Gazeta Sinjali