image Trump: Nuk kemi nevojë për trupa në terren në Iran

Botë

Trump: Nuk kemi nevojë për trupa në terren në Iran

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë nevojë” që forcat e tyre të veprojnë në terren brenda Iranit, duke theksuar se fushatat e bombardimeve disamujore kanë qenë të suksesshme.

“Nuk kemi nevojë për trupa në terren tani”, ka thënë Trump në një intervistë për “New York Post”, e cila është publikuar të mërkurën.

Ai ka pretenduar se sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në kapacitetet ushtarake të Iranit, pa pasur nevojë për angazhim tokësor.

“Epo, ne e bëmë, e dini, ne zhdukëm shumë nga ushtria e tyre vetëm me bombardime. Ne nuk dërguam askënd në terren. Nuk dëshiron ta bësh këtë nëse mund ta shmangësh”, ka shtuar presidenti.

Trump gjithashtu ka thënë se ndodhet përballë një dileme për përfundimin e konfliktit.

“A të nënshkruajmë një marrëveshje apo ta bëjmë ndryshe?”, ka thënë ai, duke shtuar se “Dhe mënyra tjetër nuk është e mirë”.

Ai ka theksuar se do të preferonte që lufta të përfundonte “në mënyrën e mirë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/