Presidenti amerikan, Donald Trump duket se është tërhequr nga ideja se maskat mbrojtëse të fytyrës nuk duhen mbajtur me detyrim.
Në një postim në Facebook, Trump tha se mbajtja e saj është një veprim patriotik, por shtoi se nuk ka njeri më patriot sesa ai.
“Jemi të bashkuar në përpjekjet për ta mundur virusin e padukshëm kinez dhe shumë njerëz thonë se është patriotike të mbash maskë në fytyrë kur nuk ruan dot distancimin social. Nuk ka njeri më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar!”, shkroi Trump.
Deri para pak ditësh, ai kishte refuzuar të mbante maskë në publik, por gjatë një vizite në një spital u shfaq për herë të parë para mediave me gojën dhe hundën e mbuluar. /Gazeta Sinjali