image Trump nuk e di nëse do t'i pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse Biden fiton

Botë

Trump nuk e di nëse do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse Biden fiton

news image

Presidenti amerikan Donald Trump të dielën i ka hedhur poshtë rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit rivali i tij për të parin e Amerikës, Joe Biden ka mbështetje më të madhe në SHBA.

Trump gjithashtu deklaroi se nuk e di nëse do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve në nëntor.

“E para dhe më e rëndësishmja, nuk po humbas sepse këto janë sondazhe pa lidhje”, tha Trump në një intervistë për Fox News.

Sipas një studimi të publikuar nga Fox News të dielën, Biden ka mbështetjen e 49% të votuesve, ndërsa Trump mbështetet nga 41% e votuesve.

“Unë nuk jam humbës i mirë. Nuk më pëlqen të humbas. Nuk humbas shumë shpesh. Mua thjesht nuk më pëlqen të humbas”, tha Trump.

I pyetur nëse do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve nëse Biden do të fitonte, Trump u përgjigj: “Unë duhet ta shoh, nuk do të them vetëm po”.

Ai gjithashtu sfidoi aftësitë mendore të kundërshtarit të tij, duke pretenduar se Biden është “i paaftë t’i kompozojë dy fjali”.

Kur u pyet nëse mendon se Biden është i moshuar, ai u përgjigj se nuk dëshiron ta komentojë atë, por se ai beson se nuk është kompetent të jetë president.

“Për të qenë president, duhet të jesh i mprehtë, i ashpër dhe shumë gjëra të tjera, dhe ai as nuk del nga bodrumi i tij! Kështu nuk zhvillohet fushata,” tha Trump, duke shtuar se ai nuk ka dyshime se do t’i fitojë zgjedhjet. /Gazeta Sinjali