image Trump: Nuk duam luftë me Iranin, por SHBA është e gatshme

Botë

Botë/ Trump: Nuk duam luftë me Iranin, por SHBA është e gatshme

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk dëshiron luftë me Iranin, por në çdo rast SHBA është e gatshme me armë, avionë dhe raketa.

“Ne po shohim nëse Irani është prapa sulmeve në Arabinë Saudite. Unë nuk dua një luftë me Iranin, do të përpiqem ta shmang atë, por SHBA është e gatshme me armët, avionët, raketat dhe sistemet e tjera më të mira”, citohet të ketë thënë ai teksa po fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Diplomacia nuk është ezauruar kurrë, deklaroi Trump, i cili u pyet nga gazetarët nëse u kishte premtuar sauditëve se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë ata.

“Jo, nuk ua kam premtuar këtë sauditëve,Duhet të ulemi me sauditët dhe të bëjmë diçka”, u përgjigj Presidenti Trump.

Presidenti njoftoi se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë do të shkojnë në Arabinë Saudite./Gazeta Sinjali/