image Trump nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit derisa kjo t'i rekomandohet nga mjekët e Shtëpisë së Bardhë

Botë

Trump nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit derisa kjo t’i rekomandohet nga mjekët e Shtëpisë së Bardhë

news image

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikani Donald Trump, nuk do të vaksinohet me vaksinën antiCOVID derisa kjo t’i rekomandohet nga ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë në Washington, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas CNN, thuhet se Trump ende është duke marrë antitrupa monklonal, e cila iu dha edhe gjatë shërimit nga virusi.

Ndërsa, për dallim nga ai, zëvendëspresidenti Mike Pence është përcaktuar që të vaksinohet në ditët në vijim.

Pavarësisht se një herë nuk do të vaksinohet, Trump është i hapur për ta bërë një gjë të tillë në të ardhmen.

CNN tregon se Trump dëshiron që fillimisht të vaksinohen punëtorët shëndetësorë.

/Gazeta Sinjali/