image Trump njofton se do të dalë nga spitali: Ndihem më mirë se 20 vjet më parë, mos kini frikë nga COVID-19

Botë

Trump njofton se do të dalë nga spitali: Ndihem më mirë se 20 vjet më parë, mos kini frikë nga COVID-19

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është duke u trajtuar në spitalin ushtarak Walter Reed Medical Center, pasi që kishte rezultuar pozitiv me koronavirus së bashku me gruan e tij Melania Trump.

Në një postim në twitter Trump ka njoftuar se sot do të lirohet nga spitali pasi ndihet “vërtetë mirë”.

“Do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore Walter Reed sot në 6:30 pasdite. Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga COVID. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!” ka thënë Trump.

Kujtojmë që Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të enjten në mbrëmje dhe vendi ku dyshohet të jenë infektuar është pikërisht një tubim në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ku u njoftua emërimi i Amy Coney Barrett, si gjykatëse pranë Gjykatës së Lartë./Gazeta Sinjali/