image Trump ndryshon përsëri shifrat: 80 deri 90 mijë amerikanë mund të vdesin nga Covid-19

Botë

Koronavirusi/ Trump ndryshon përsëri shifrat: 80 deri 90 mijë amerikanë mund të vdesin nga Covid-19

news image

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën e 3 majit se numri i vdekjeve nga Covid-19 në SHBA mund të arrijë nga 80.000 deri në 90.000, një rritje e konsiderueshme nga parashikimet e mëparshme.

Ndërsa vlerësoi përgjigjen e SHBA nda shpërthimit të virusit, Trump tha: “Kjo është një nga arsyet që ne jemi të suksesshëm, nëse ju e quani humbjen e 80 ose 90.000 njerëzve. Unë më parë thashë 65 mijë, tani po them 80 ose 90 mijë dhe shifrat po rriten akoma më shumë.”

SHBA vijon të mbetet vendi më i prekur në botë nga Covid-19.

Deri më tani në vend janë shënuar 67.682 viktima dhe janë regjistruar 1.158.041 të infektuar./ Gazeta Sinjali/