image Trump: Mu deshën 20 minuta që liderët nga Kosova e Serbia të putheshin e përqafoheshin mes vete

Kosovë

Trump: Mu deshën 20 minuta që liderët nga Kosova e Serbia të putheshin e përqafoheshin mes vete

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbrëmjen e kaluar ishte në Nebraska, ku gjatë fjalimit të tij edhe kësaj here e përsëriti marrëveshjen e nënshkruar në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke pohuar se i ka ndalur 400 vjet vrasje mes tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

“E dini që unë jam nominuar për tre çmime Nobel për Paqe? Dhe të tre çmimet ishin për arsye të ndryshme, si Kosova dhe Serbia”, tha ai para përkrahësve.

“Ata ishin duke bërë një marrëveshje, si marrëveshje tregtare. Thashë prit një minutë, a nuk janë këta gjithmonë duke luftuar me njëri-tjetrin? Po”,vazhdoi tutje Trump.

Trump tha se iu deshën vetëm 20 minuta që ata të bëjnë një marrëveshje.

“Për shumë dekada ata janë duke luftuar dhe duke u vrarë. Thashë e di që ata po vriten, ata po luftojnë me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Tregojuni atyre se ne nuk do të bëjmë ndonjë biznes me ta, përveç nëse ata ndalojnë së vrari njëri-tjetrin. Dhe ju e dini se çfarë? U deshën rreth 20 minuta. Ata kishin luftuar për rreth 40 vjet, e dini unë mendoj se ata kishin luftuar për 400 vjet, por ata kanë luftuar për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin dhe krejt papritur ata donin të bëjnë një marrëveshje. Ndërsa, dy muaj më parë ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar dhe puthur. Kjo ishte e lehtë Joe”, duke iu drejtuar kundërkandidatit demokrat, Joe Biden.

/ Gazeta Sinjali/