image Trump: Marrëveshja tregtare me Kinën është bërë, tani do të përkthehet

Botë

Botë/ Trump: Marrëveshja tregtare me Kinën është bërë, tani do të përkthehet

news image

Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi sot se ai dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të nënshkruajnë fazën e parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë, për të cilën u pajtuan këtë muaj.

“Po, ne do të zhvillojmë një ceremoni nënshkrimi. Më në fund, po … kur të takohemi. Dhe ne do ta shpejtojmë nënshkrimin pasi duam që ajo të bëhet. Marrëveshja është bërë, ajo është duke u përkthyer tani “, u tha Trump gazetarëve, raporton Reuters.

Përfaqësuesi i Tregtisë amerikane, Robert Lighttizer tha dhjetë ditë më parë se përfaqësuesit e të dy vendeve, jo presidentët, do të nënshkruanin fazën e parë të marrëveshjes tregtare në javën e parë të janarit.

Pekini nuk ka konfirmuar ende disa pjesë të marrëveshjes të lëshuar nga zyrtarë amerikanë.

Një zëdhënës për Ministrinë e Tregtisë së Kinës tha javën e kaluar se detajet do të jepen pas nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes./Gazeta Sinjali/