image Trump: Kina po blen produkte amerikane, po përgatitet marrëveshja tregtare

Botë

Botë/ Trump: Kina po blen produkte amerikane, po përgatitet marrëveshja tregtare

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një mesazh lidhur me negociatat tregtare me Kinën, sot në rrjetin social Twitter.

Trump konfirmoi se diskutimi i tij me homologun e tij kinez, Xi Jinping, pas njoftimit të javës së kaluar për një “armëpushimi” në luftën tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit. kishte qenë shumë i frytshëm.

“Kam pasur një bisedë shumë të frytshme me presidentin kinez, Xi përsa i përket marrëveshjes tonë tregtare. Kina ka filluar blerjet në shkallë të gjerë të prodhimeve bujqësore dhe të tjera. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes mes dy vendeve po përgatitet. Ne kemi folur gjithashtu për Korenë e Veriut, çështje mbi të cilën po punojmë me Kinën dhe Hong Kongun”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter./Gazeta Sinjali/