Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një mesazh lidhur me negociatat tregtare me Kinën, sot në rrjetin social Twitter.
Trump konfirmoi se diskutimi i tij me homologun e tij kinez, Xi Jinping, pas njoftimit të javës së kaluar për një “armëpushimi” në luftën tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit. kishte qenë shumë i frytshëm.
“Kam pasur një bisedë shumë të frytshme me presidentin kinez, Xi përsa i përket marrëveshjes tonë tregtare. Kina ka filluar blerjet në shkallë të gjerë të prodhimeve bujqësore dhe të tjera. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes mes dy vendeve po përgatitet. Ne kemi folur gjithashtu për Korenë e Veriut, çështje mbi të cilën po punojmë me Kinën dhe Hong Kongun”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter./Gazeta Sinjali/
–