image Trump kërcënon Iranin: Nëse vritet një amerikan do të godasim shpejtë dhe fort

Politikë

Botë/ Trump kërcënon Iranin: Nëse vritet një amerikan do të godasim shpejtë dhe fort

news image

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump përmes një postimi në Facebook i ka dërguar një mesazh të qartë Iranit.

Ai ka thënë se vrasja e gjeneralit, Qassim Soleimani ishte veç një paralajmërim, pasi Irani ka qenë problem që disa vite.

Tutje, Trump ka thënë se ShBA-të kanë targetuar 52 qendra (Nga një për secilin peng që janë marrë para disa vite).

“Ne do të godasim shpejtë dhe fortë.”, ka thënë Trump në rast se vritet një amerikan.

“Irani po flet me shumë guxim për të shenjëstruar disa nga asetet e ShBA-ve për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit terrorist që kishte vrarë një amerikan dhe plagosi shumë të tjerë, për të mos përmendur edhe njërzit tjerë që ka vrarë gjatë jetës së tij, përfshirë këtu edhe qindra protestues iranian.

Ai tashmë po sulmonte ambasadën tonë dhe po përgatitej për goditje shtesë në vendet tjera. Irani nuk ka qenë asgjë tjetër, veçse një problem për shumë vite.

Le të shërbej kjo si paralajmërim që nëse Irani godet ndonjë amerikan ose aset amerikan, ne kemi targetuar 52 qendra iraniane (që përfaqësojnë 52 pengje amerikane të marra nga Irani shumë vite më parë), disa në një nivel shumë të lartë e të rëndësishme për Iranin dhe kulturën e tyre. Do të godasim fortë dhe shpejtë. ShBA nuk do më kërcënime.”, ka shkruar Trump/Gazeta Sinjali/