image Trump i jep urdhër Qeverisë që të arrestojë protestuesit dhe t'i dënojë deri në 10 vjet burg nëse thyejnë statuja

Botë

Trump i jep urdhër Qeverisë që të arrestojë protestuesit dhe t’i dënojë deri në 10 vjet burg nëse thyejnë statuja

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një reagimi në Facebook, ka treguar si i ka dhënë urdhër Qeverisë Federale që të arrestojë protestuesit të cilët thejnë statuja nëpër shehe dhe të dënohen deri në 10 vjet burg.

Këtë vendim, presidenti Trump e ka marrë duke u bazuar në Ligjin për Ruajtjen e Përkujtimit të Veteranëve dhe ligjeve të tjera të ngjashme.

Trump ka treguar se ky urdhër hynë në fuqi menjëherë dhe nuk do të ketë përjashtime për askënd.

‘Unë kam autorizuar Qeverinë Federale të arrestojë këdo që vepron me vandalizëm ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër të tillë Federale në SHBA, me deri në 10 vjet burg, sipas Ligjit të Ruajtjes së Përkujtimit të Veteranit, ose ligjeve të tjera që mund të jenë përkatëse. Ky veprim hyn në fuqi menjëherë, por mund të përdoret gjithashtu në mënyrë retroaktive për shkatërrimin ose vandalizmin tashmë të shkaktuar. Nuk do të ketë përjashtime.”, ka shkruar Trump në Twitter dhe Facebook./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/DonaldTrump/posts/10164943478335725?xts%5B0%5D=68.ARCNUx5Ea3wmrbXMCaWdOcrPa0DKvQOp6HvilRVoo23cPLh7SS1rrNFJIFH1qtm-usTOZhSFoKdmGeOt9FX_SIS6vMXjSG30aw-QAv3SSR6FxJrf5L20gU19sOPT7rSZzpg_pV9ySBnIamURXnhgvACpu6wz9ZE8KIVh52DLCYXflvVsuxbhJ2s1vEMUhjAOXLP8SAn7k_PGD8O2pelHXwcSaTbipTZmNMdWl2F2nxKoEGSyf4yPbCkOHzwRpVvRNzHxG9pFzBkOoAyeBCW73V3Y3OUhzuMvtR6Z5yCetNcbvihKalY2DEOW2yRBV00ZjfnqZtCbKswSno6P&tn=-R