image Trump: FDA miratoi testet e reja, vetëm 5 minuta për të zbuluar koronavirusin - Sinjali

SHBA/ Trump: FDA miratoi testet e reja, vetëm 5 minuta për të zbuluar koronavirusin

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbuluar disa zhvillime mjaft të rëndësishme në betejën kundër koronavirusit në SHBA.

Sipas deklararës së para disa orëve të kreut të Shtëpisë së Bardhë, të premten, Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve dhe Ilaçeve, FDA, ka autorizuar kompaninë “Abbot Labs”, që ka arritur të nxjerrë teste të reja për COVID-19, rezultatet e të cilave dalin për pesë minuta.

Presidenti amerikan tha se ky është një zhvillim mjaft i rëndësishëm. Në kushte të zakonshme, shtoi Trump, procesi i miratimit të testit të ri do të zgjaste 10 muaj, por duke parë rrethanat e jashtëzakonshme të cilat po kalon vendi me përhapjen e shpejtë të virusit, për autorizimin janë dashur vetëm katër javë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha po ashtu se kjo kompani do të jetë në gjendje që të prodhojë 50 mijë teste në ditë, çka do t’i jepte një hov të madh testimit të popullsisë amerikane dhe luftës kundër virusit vdekjeprurës që deri tani ka shkaktuar më shumë se 2000 vdekje në SHBA./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: