image Trump emëron Grenellin Drejtor të Inteligjencës Kombëtare në SHBA

Politikë

Trump emëron Grenellin Drejtor të Inteligjencës Kombëtare në SHBA

news image

Presidenti Donald Trump, ka emëruar Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti Trump përmes një postimi në Twitter.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard grenell, do të bëhet Drejtori i Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të. Faleminderit Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ka bërë ”, ka shkruar Trump.

Grenell do ta zëvendësojë Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare që nga dorëheqja e Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është CIA.

Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit. /Gazeta Sinjali/