Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një telegram urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e shënimit të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në telegram thuhet se lidhjet e Kosovës me ShBA-në janë forcuar për ta bërë Kosovën shtet të pavaruar dhe demokratik.
“Populli i Amerikës së bashku me mua i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës shtet sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik”, thuhet në telegramin e presidentit Trump.
Tutje, Trump ka përgëzuar Kosovën për zgjedhet e tetorit, duke mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm për të quar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë Ballkanin Perëndimor.
“Ju dëshirojmë sukses në vitet e ardhshme, në fokusimin tuaj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat”, thuhet më tej në telegram.
Presidenti Trump ka thënë se e ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme.
“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/