image Trump e dekoron Grenellin për kontributin që mundësoi nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Botë

Trump e dekoron Grenellin për kontributin që mundësoi nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Trump tha se Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës.

“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, tha Trump në vendimin e tij.

Ndërsa, njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, është thënë në vendim.

Ndryshe, Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Washington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

View this post on Instagram

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

/Gazeta Sinjali/