image Trump do të flasë sot para Kombeve të Bashkuara

Botë

Amerikë/ Trump do të flasë sot para Kombeve të Bashkuara

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se mosmarrëveshja e tij me Iranin do të jetë çështja kryesore në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që pritet të mbahet sot.

“Shumë gjëra po ndodhin në lidhje me Iranin, shumë më tepër sesa dini ju, shumë më tepër sesa dinë mediat”, citohet të ketë thënë Trump.

Që kur mori detyrën në janar të 2017-ës, Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Iranit. Në maj të vitit 2018, ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore që Irani e kishte nënshkruar me fuqitë botërore, duke rikthyer sanksionet e ashpra mbi ekonominë e vendit.

Ai po ashtu ka fajësuar Iranin për sulmet mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, duke thënë se të gjitha opsionet mbeten në tavolinë për t’iu përgjigjur përfshirjes së dyshuar të Teheranit. Ky i fundit e ka mohuar përgjegjësinë./Gazeta Sinjali/