Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, janë pajtuar për të punuar ngushtë për sigurimin e stabilitetit të qëndrueshëm në Libi.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga presidenca turke, e cila njoftoi se dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike.
Sipas komunikatës, Trump dhe Erdogan kanë diskutuar gjithashtu për raportet dypalëshe si dhe kanë vënë një objektiv të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.
Momentalisht Libia është duke u udhëhequr nga dy qeveri, njëra është e njohur nga Oorganizata e Kombeve të Bashkuara dhe selia e saj gjendet në Tripoli dhe administrata tjetër e cila gjendet në Tobruk udhëheqet nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar.
Turqia njihet si përkrahëse e qeverisë në Tripoli, derisa Rusia përkrah ushtrinë dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar./Gazeta Sinjali/