image Trump: Demokratët mund të mashtrojnë në zgjedhje, do të jetë shumë e tmerrshme

Botë

Trump: Demokratët mund të mashtrojnë në zgjedhje, do të jetë shumë e tmerrshme

news image

Presidenti amerikan Donald Trump i ka vendosur në dyshim aftësitë e kundërshtarit të tij Joe Biden, për të ruajtur sundimin e ligjit dhe rendit në Shtetet e Bashkuara. Kjo erdhi pasi Biden pranoi nominimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencal.

Në një intervistë telefonike për “Fox News”, Trump pretendon se do të marrë mbështetjen e votuesve në zonat suburbane, një grupim i konsideruar shumë vendimtar për fitimin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, pasi, sipas tij, zotëron mbështetjen e shumë departamenteve të Policisë.

“Ne jemi për siguri. Biden nuk është. Është e pabesueshme”, tha Trump.

Presidenti amerikan iu rikthye sërish kritikave për këmbënguljen e demokratëve për votimin me postë.

“Ky do të jetë mashtrimi më i madh në histori. Këto do të jenë zgjedhjet më mashtruese në histori. 51 milionë vota do t’u dërgohen qytetarëve. Disa prej tyre mund të vdesin, e shumë të tjerë do të marrin më shumë se një votë. Do të jetë diçka shumë e tmerrshme”, tha ai.

Ndërkohë, Trump ka publikuar dhe rezultatin e një sondazhi duke pretenduar se zotëron 51% të mbështetjes së amerikanëve dhe 95% mes republikanëve. /Gazeta Sinjali