Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se konferencat nga Shtëpia e Bardhë nuk ja ‘vlejnë për kohën dhe përpjekjet’ sepse ‘mediet nuk pyesin asgjë përveç pyetjeve armiqësore’.
Duke i akuzuar gazetarët se po shpërndajnë gënjeshtar dhe lajme të rreme, Trump i anuloi konferencat për shtyp që i zhvillon në baza ditore.
“Ku është qëllimi i zhvillimit të një konference në Shtëpinë e Bardhë, kur mediet bëjnë vetëm pyetje armiqësore dhe refuzojnë të raportojnë të vërtetën dhe faktet e sakta. Ata marrin vlerësime rekorde, populli nuk merr asgjë tjetër përveç lajmeve të rrejshme”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ky vendim, vjen pas kritikave të ashpra ndaj Trump, i cili ditë më parë bëri një pretendim kontrovers, se mund të injektohet dezinfektues në trupin e pacientëve, për trajtimin e koronavirusit.