Tregu i këmbimit valutor ka pësuar ndryshime të mëdha këto kohë. Kriza dhe lëvizjet e bankave qendrore në botë kanë bërë që monedha evropiane të përjetoj ditët më të këqija në tregun vendas në raport me lekun, ndërsa ajo amerikane është forcuar vazhdimisht.
Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me mesatarisht 116.32 lekë ndërkohë që e mbylli javën e kaluar me 116.58 lekë.
Ndërsa valuta amerikane arrin në kuotën e 120.12 lekëve, nivel që nuk shihej që prej vitit 2017, para krizës financiare botërore, ndërkohë që në fund të javës së shkuar ishte 119.46 lekë.
Goditja më drastike është ajo që po pëson paundi britanik. Një paund në vendin tonë u këmbye sot me 128.91 lekë, ndërsa në fund të javës së shkuar këmbehej me 133.64 lekë.
Një shkundje e tillë e tregut valutor do të japë efekte të mëdha në ekonominë tonë. Zhvlerësimi i ndjeshëm i euro në tregun shqiptar lidhet edhe me sasinë e madhe të monedhës europiane që është futur gjatë muajve të fundit në Shqipëri duke e kthyer vendin në një lavatriçe të madhe parash.
Nga kjo situatë e krijuar kryesisht me euron, preken drejtpërdrejt ata që kanë të ardhura në këtë monedhë dhe shpenzimet në lekë dhe përfitojnë shumë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe shpenzimet në euro, ndërsa tregtarët dhe shteti që pjesën më të madhe të borxhit të jashtëm e ka në euro.