Modelja ruse Elizaveta Khlyupina, 23 vjeç, e cila e kishte ndërprerë lidhjen 5-vjeçare me 21-vjeçarin Sevastyan Putintsev, u prangos, u torturua dhe më pas u vra nga ky i fundit, i cili më pas kreu vetëvrasje.
Nëna e saj, Svetlana Tivchenko, 52 vjeç, dhe nipi Matvey, u vranë gjithashtu disa sekonda para se oficerët të hynin në banesën e tyre në Moskë.
Sipas raportimeve, studentja e dizanjit të avionëve e cila punonte edhe si modele, e ka njoftuar policinë para se të qëllohej për vdekje. Kur oficerët arritën në shtëpi, ata dëgjuan katër të shtëna me armë.
Fytyrat e modeles dhe nënës së saj ishin “shpërfytyruar” dhe ato ishin “torturuar”, raportoi gazeta Moskovsky Komsomolets.
Kur policia kontrolloi banesën e vrasësit, gjetën foto të shumta të Hitlerit dhe simbole naziste. Ata gjithashtu zbuluan një uniformë naziste dhe prova që ai kishte takuar ekstremistë të tjerë të djathtë në Ukrainë. /Gazeta Sinjali/