image Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një banesë 6-katëshe

Evropë

Tronditet Athina, shpërthim i fuqishëm në një banesë 6-katëshe

news image

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një lagje të Athinës në Greqi. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një banesë 6 katëshe në rrugën Avenue Syggrou.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, që u deshën disa orë të vihet në kontroll.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që sipas dëshmitarëve është dëgjuar edhe në periferitë jugore, si Kalamaki, ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës.

/GazetaSinjali/