Një ngjarje tronditëse është bërë publike. Në orët e vona të mbrëmjes, është publikuar një video, në të cilën dëgjohet një djalë që dhunon psikologjikisht dhe godet një vajzë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, djali godet, bullizon dhe e detyron vajzën të bëjnë veprime që ajo nuk do. Sipas asaj që shfaqet në video, e gjitha duket të jetë një shenjë ‘hakmarrje për mikeshën e tij.’
I riu, fillimisht e godet vajzën dhe më pas e kërcënon se do të bëjë me të ç’të dojë nëse nuk i bindet atij. Më pas e detyron, të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbët shoqes së saj, e cila me krenari filmon momentin.
Djali: Për ça e thu? Ee, për ça e thu? Uli duart.
Djali: Pse shko dhe thua… Thuaj Kiarës të hëngsha m***. Tani direkte, thuaji…
Djali: Do i bësh më këto gabime?
Vajza: Më bëj ca të duash
Djali: Ça do të bëj. Të bëj ça të dua unë? Do hash vetëm dajak, a kuptove. Ulu tani në gjunjë dhe puthi këmbët Kiarës.
Ulu tani dhe puthi këmbës Kiarës, ta mbyllim muhabetin
Vajza që filmon: Mos e mbyll lale
Djali: Ngreje këmbën Kiara. Puthe këtu…