Një balerin i Teatrit të famshëm ‘Bolshoi’ në Moskë u vra dje e shtunë (9 tetor), në një incident që ndodhi në skenë gjatë një shfaqjeje.
Përfaqësuesit e teatrit sqaruan se incidenti ndodhi gjatë ndryshimit të sfondit skenik gjatë interpretimit të veprës Sandko, nga kompozitori rus, Nikolai Rimsky-Korsakov.
“Shfaqja u ndal menjëherë dhe publikut iu kërkua të largohej,” u citua nga tetari ‘Bolshoi’ nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Media ruse “Izvesdtia” ka publikuar në twitter videon që tregon ndryshimin e skenës, ku balerini u vra.
Момент смены декораций в Большом театре, в результате чего погиб 37-летний актер Евгений Кулеш pic.twitter.com/cFDjy3cgI9
— Известия (@izvestia_ru) October 9, 2021
Komisioni Hetimor i Moskës ka njoftuar se po heton rrethanat që lidhen me vdekjen e balerinit, emri i të cilit nuk është bërë zyrtarisht i ditur.
Sidoqoftë, mediat ruse raportojnë se është 37-vjeçari Yevgeny Koules.
Burimet i thanë gjithashtu agjencive ruse të lajmeve RIA dhe TASS se artisti-këngëtar u vra nga një pjesë e skenave që ranë.
Kjo nuk është tragjedia e parë me të cilën përballet teatri i mirënjohur i Moskës, në korrik 2013, një violinist humbi jetën pasi ra në zonën e orkestrës. /Gazeta Sinjali/