Basketbollisti i njohur amerikan, Triston Thompson më në fund është duke qartësuar situatën se si kanë rrjedhur takimet e tij të para me Khloe Kardashian.
Tristan të mërkurën ka hedhur poshtë disa raportime të mediave që kishin thënë se ai ishte ribashkuar me ish të dashurën dhe djalin e tij për të kaluar disa pushime familjare në Xhamajka.
“Kam kaluar muajt e fundit duke u trajnuar për sezonin e ri të NBA, pasi që dëshiroj të jem në formën më të mirë të mundshme. Nuk kam qenë në pushime këtë verë dhe thashethëmet e fundit janë të pavërteta”, ka shkruar Tristan.
Përveç që hodhi poshtë këto raportime, Tristan gjithashtu tregoi që kur ka takuar Khloe Kardashian ka qenë beqar, transmeton Sinjali.
“Gjithashtu, unë jam takuar me Khloen kur kam qenë BEQAR. Komentet negative që janë duke ju drejtuar asaj janë të panevojshme. Ajo nuk i meriton këto fjalë vetëm pse unë kam bërë gabime. Të dyja, Khloe dhe Jordan nuk kanë qenë vetëm nëna të mira për fëmijët e mi”, ka shkruar më tutje ai.
Basketbollisti amerikan këto shkrime i publikoi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Twitter./Sinjali/