image Tri vjedhje brenda ditës në Kosovë, pesë të arrestuar

Kosovë

Siguri/ Tri vjedhje brenda ditës në Kosovë, pesë të arrestuar

news image

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri raste të vjedhjeve, një prej tyre është cilësuar si vjedhje e rëndë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Drenas, Obiliq dhe në Pejë.

Në Drenas një person ka vjedhur kabllo të rrymës, i njejti është arrestuar për këtë vepër e cila është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull, pasi që i njëjti kishte vjedhur kabllo të rrymës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kurse në Obiliq dy persona janë arrestuar pasi ata kanë tentuar që të vjedhin në pompë të derivatetve, të dyshuarit janë të përfshirë edhe në raste të tjera.

“Me 30.10.2019 lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Romë, pasi të njëjtit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në pompën e derivateve. Të dyshuarit janë recidivistë të rasteve të ndryshme. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

E në Pejë një person ka kërkuar disa barna por më pastaj kishe refuzuar që t’i paguaj ato duke u larguar nga barnatorja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave. Pasi i janë ofruar barnat, i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje”.

Ndërsa në Gjilan policia ka arritur të arrestoj një përson i cili dyshohet se ka kryes vjedhje të rëndë katër ditë më parë.

“Lidhur me rastin më 30.10.2019 njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Sinjali/