image Tri vdekje dhe 161 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Tri vdekje dhe 161 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja dhe 3 vdekje si pasojë e COVID-19.

Ndërkaq, bëhet e ditur se janë shëruar 97 pacientë, duke e çuar në 6 mijë e 443 numrin e të shëruarve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të vdekurit vijnë nga Shkodra dhe nga Tirana.

“Në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën e 24 orët e fundit. Një 80-vjeçar nga Shkodra, një 82-vjeçar dhe një 90-vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rastet e reje vijnë nga këto vende: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer 72 mijë e 155 teste për COVID-19 dhe 11021 prej tyre janë pozitive.

Për momentin në bregdetin shqiptar janë 4251 raste aktive, kurse janë regjistruar 327 persona që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. /Gazeta Sinjali/