image Tri skuadra evropiane udhëheqin garën për yllin e Benficas, ky është çmimi që kërkon klubi portugez

Futboll

Tri skuadra evropiane udhëheqin garën për yllin e Benficas, ky është çmimi që kërkon klubi portugez

news image

Sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez kërkohet nga tri skuadra të mëdha evropiane.

Sulmuesi uruguaian është bërë një nga talentët më të kërkuar në futbollin evropian, me skuadrat kryesore nga Anglia dhe Franca që shpresojnë të sigurojnë nënshkrimin e tij në dritaren e verës, shkruan Sinjali Sport.

Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë duke udhëhequr garën për sulmuesin e Benfica-s, Darwin Nunez, raporton The Athletic.

Gazetari i njohur italian ndërkohë, Fabrizio Romano, ka raportiar se Darwin Núñez do të largohet nga Benfica në verë, me një tarifë rreth 80 milionë euro.

Sipas Romanos, agjenti i tij i ri tani do të takohet me shumë klube të mëdha për të eksploruar mundësitë.

Romano gjithashtu shton se Man United e ka diskutuar emrin e tij brenda klubit, gjersa Arsenali e donte atë janarin e kaluar ashtu si West Ham, por Darvini nuk ishte në shitje.

/GazetaSinjaliSport/