image Benfica konfirmon largimin e Nunez në drejtim të Liverpoolit

Futboll

Benfica konfirmon largimin e Nunez në drejtim të Liverpoolit

news image

Benfica ka zyrtarizuar largimin e Darwin Nunez në drejtim të Liverpoolit.

Sulmuesi uruguajan tashmë ka nënshkruar për klubin anglez për shumën e 75 milionë eurove, me bonuse të tjera që mund të kapin shifrën e 100 milionë eurove.

22-vjeçari do të nënshkruajë deri më 2028 dhe do t’i ketë sot testet mjekësore në Angli.

Pasi të përfundojnë testet mjekësore, skuadra e Liverpool do të zyrtarizojë më pas uruguajanin si lojtarin më të ri të tyre.

/GazetaSinjaliSport/