Tre persona që dyshohet se janë infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Një femër 27 vjeçare, studente në Itali në afërsi të Romës Piaqenza, një mashkull 39 vjeçar, i punësuar në Milano dhe një shtetas kinez 28-vjeçar që ka ardhë nga Kina”, ka thënë Fazliu për Gazetën Sinjali.
Rezultatet e analizave pritet të dalin së shpejti.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme tre persona që kishin ardhur nga Italia ishin dyshuar se kishin simptoma të virusit, por që rezultatet më vonë të shpallura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dolën të jenë negative./Gazeta Sinjali/