image Dalin rezultatet për tre pacientët e shtrirë në Infektivë që dyshoheshin për koronavirus

Dalin rezultatet për tre pacientët e shtrirë në Infektivë që dyshoheshin për koronavirus

news image

Testet kanë rezultuar negative për të tre personat e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, që dyshoheshin për koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Pacientët që dyshohej se janë të prekur nga koronavirusi, kanë ardhur nga Italia ku tashmë janë konfirmuar dhjetëra raste të të prekurve prej virusit kinez.

“Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia”, thuhej në njoftimin e QKUK-së.

Por, Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë analizat e pacientëve të cilat dolën negative. /Gazeta Sinjali/

Njoftimi i plotë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës: