Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje, ku prej tyre dy persona janë arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës, Dragashit dhe në atë të Lipjanit.
Rasti i parë në Lipjan, ka ndodhur dje rreth orës 12:38, i cili ka përfunduar me arrestimin e një personi, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkohë edhe rasti i dytë ka përfunduar me arrestimin e një personi, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar.
Personi i tretë i cili ka ushtruar dhunë në familje në Dragash, ka përfunduar në pranga nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Si pasojë e sulmit të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/