image Tri raste të dhunës familjare brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit - Sinjali

Tri raste të dhunës familjare brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit

news image

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste të dhunës familjare në rajonin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se një person është arrestuar në rrugën “Astret Poniku” në Prizren pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Dyshohet se ai kishte probleme psikike dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme në Prizren është arrestuar një person tjetër, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte filluar të bërtas dhe të godas mobilet nëpër shtëpi.

Kurse, dje rreth orës 14:00 në rrugën “Fadil Vata” në Suharekë, një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, teksa nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin