image Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten nga SEE Cinema Network

Kulturë/ Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten nga SEE Cinema Network

news image

Rrjeti i Fondeve të Filmit të Europës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Network) ka mbështetur tri projekte filmike nga Kosova, ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në Asamblenë e 30-të të mbajtur me 7 nëntor në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet tjera të Europës Juglindore, është vendosur që të përkrahet prodhimi i dy filmave të shkurtë: ‘Koagulimi’/’Coagulation’ me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe ‘Sea By The River And River By The Sea’ me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj; si dhe zhvillimi i skenarit për filmin e gjatë ‘Woman of the House’ nga Fatos Berisha.

“Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e SEE Cinema Network e cila ka për qëllim të krijoj bashkëpunim në mes shteteve anëtare që përmes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit evropian, duke integruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndryshme.”, thuhet në njoftimin e QKK-së. /Gazeta Sinjali/