image Në qese të kamufluara, ndalohet një rast i kontrabandës me substanca narkotike në burgun e Dubravës

Siguri

Në qese të kamufluara, ndalohet një rast i kontrabandës me substanca narkotike në burgun e Dubravës

news image

Qendra Korrektuese e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka parandaluar kontrabandimin e një sasie substance narkotike në Burgun e Dubravës, gjatë kontrollit ku po punohet në Zonën Sterile.

Po ashtu, siç bëhet e ditur në këtë njoftim, policia ka bërë konfiskimin e mallit dhe ka nisur hetimet për këtë rast.

“Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të komofluara në të cilat dyshohet se është fshehur subëstancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet ndër tjera në njfotimin e QKK-së.

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/pfbid038CRQtz9hbSQTDPLMAXwv5TgMm737LL3BcqRbgxk3eJKjrV4R4ASnxG9y6e6WbJ7el?cft[0]=AZW31Z-BowgJjZ2kwC1drewjBObIigP8_oFFRyAxWuNuEpmA3egmR8lxewyD0yl0DjwRQgFuJ25cI5BuUlAQvu8RrjthWvzzjqyI3jj6bke_RtPQQUL9kHjUcYWMJZSZ5J07kiFqX_C8oKGMiP6UnYqtMBV3p9YdWHrbyHTm2gygoXgQLxBd7t3NivXIuvLoe6c&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/