Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar faza e dytë e zgjedhjeve për kryetarë komunash. 21 komuna dolën përsëri te kutitë e votimeve për të zgjedhur mes dy kandidatëve.
Diferenca më e thellë u krijua në komunën e Fushë Kosovës. Burim Berisha i cili në rundin e parë nuk fitoi për disa dhjetëra votash, në balotazh krijoi diferencë të qartë.
Kandidati i LDK-së mori 66.04% ndërsa kundërkandidati nga Vetëvendosja, Enver Bajçinca mori 33.96%.
Diferencë e ngjashme ndodhi edhe në Rahovec.
Kandidati i AAK-së, Smajl Latifi fitoi 65.32% derisa ai i Vetëvendosjes fitoi 34.68%.
Në Obiliq, Xhafer Gashi ka fituar 61.41% derisa Halil Thaçi i Vetëvendosjes mori 38.59% të votave.