image Tri klube interesohen për shërbimet e Elseid Hysaj

Futboll

Tri klube interesohen për shërbimet e Elseid Hysaj

news image

Tre skuadra sfidohen për yllin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, raporton Sinjali Sport.

Napoli po përgatitet për epokën Luciano Spalleti dhe do ketë shumë ndryshime në klub me ardhjen e tij.

Ardhja e trajnerit të ri në vendin e Gennaro Gattuso-s ka ndryshuar edhe planet e merkatos. Mes lojtarëve që do të largohen duhet të jetë edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar është shumë i vlerësuar në merkato. Në fakt, sipas “Marca”, tre skuadra janë gati të sfidohen për të: Betis, Fiorentina dhe Lazio.

Hysaj ka luajtur për Napolin tash gjashtë vite dhe dëshiron të provojë aventura të reja. /Gazeta Sinjali Sporti/