image Tri kërkesat e Borrellit për shtensionim të situatës, Von Cramon ia shton edhe një prej tyre

Politikë

Tri kërkesat e Borrellit për shtensionim të situatës, Von Cramon ia shton edhe një prej tyre

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon i ka replikuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell lidhur me kërkesat për shtensionim të situatës në Veri, raporton Gazeta Sinjali.

Borrell gjatë ditës së djeshme ka paraqitur tri kërkesa pas situatës aktuale të krijuar në komunat veriore.

Borrell propozoi zgjedhjet të reja lokale, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës si dhe fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Në rast mos-plotësimi të këtyre kërkesave, Borrell ka paralajmëruar pasoja të mëdha mes marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

E raportuesja, Von Cramon ia ka shtuar edhe një kërkesë Përfaqësuesit të BE-së, ku e përfshin hetimin dhe ndjekjen e plotë të autorëve ndaj sulmeve kundër ushtarëve të NATO-s.

Postimi i saj:

Një kërkesë shtesë, por thelbësore:

Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të @NATO_KFOR-it

Të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që bëjnë trupat e @NATO_KFOR-it dhe u urojmë shërim të shpejtë.

/GazetaSinjali/