Të mërkurën janë shpallur nikoqirët e katër Turneve Kualifikuese, që do të ndajnë biletat e fundit të mbetura për edicionin 2022-2023 në FIBA Europe Cup.
Nënkampionia e Kosovës, Trepça do të jetë organizatore e Turneut A. Mitrovicasit do të përballen me BG Gottingenin e Gjermanisë në çerekfinale, kurse në gjysmëfinale i pret Sporting CP e Portugalisë. Thor Thorlakshofn i Islandës do të ndeshet me Petrolina AEK në ndeshjen tjetër çerekfinale, me fituesin që do të përballet më pas me Telenet Giants Antwerp të Belgjikës.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 27 Shtator, gjysmëfinalet më 28 Shtator dhe finalet më 30 Shtator.
Kjo është hera e parë që mitrovicasit garojnë në FIBA Europe Cup dhe organizojnë një ngjarje të tillë.
Turneu B do të zhvillohet në Lituani, ku Cbet Jonava do të jetë mikpritëse dhe do të përballet me SCMU Craiova të Rumanisë në përballjen e parë çerekfinale. Fituesi do të përballet me Kapfenberg Bulls në gjysmëfinale, ndërsa në gjysmëfinalen tjetrën Sigal Prishtina pret fituesin e përballjes çerekfinale mes KK Cedevita Junior të Kroacisë dhe Kalev/Cramo të Estonisë.
Rilski Sportist i Bullgarisë do të presë Turneun C, ndërkohë, klubi francez Cholet Basket do të organizojë Turneun D.
Turnetë kualifikuese:
Turneu A: KB Trepça në: Mitrovicë, Kosovë
Turneu B: CBet Jonava në: Jonava, Lituani
Turneu C: Rilski Sportist në: Samokov, Bullgari
Turneu D: Cholet Basket në: Cholet, Francë
Ditët e ndeshjeve:
27 shtator – çerekfinale
28 shtator – gjysmëfinale
30 shtator 2022 – finale