Mitrovicasit sonte kanë dalë për të festuar në rrugët e qytetit pas fitores së Trepçës në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Me brohoritje, këngë dhe fishekzjarrë ishte festa e cila u zhvilluar për disa kohë në Mitrovicë.
Trepça e ka mundur Bashkimin me rezultat 76-62.
Trepça e fitoi Kupën e Kosovës për herë të pestë në histori të klubit, hera e fundit ishte në vitin 2012. /Gazeta Sinjali Sporti/