Shtatë persona mes tyre edhe dy fëmijë u lënduan si pasojë e përmbysjes së një treni në një park të lojërave në Verona të Italisë.
Treni funksiononte me një shinë, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta.
Mësohet se treni u përmbys nga një lartësi prej 3 metrash.
Shtatë personat e lënduar u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.