Një trend i ri i këpucëve është prezantuar në javët e modës që nga Londra e deri në Paris.
Bëhet fjalë për atletet me taka, të cilat sa janë të çuditshme, duken edhe interesante, transmeton Gazeta Sinjali.
Stilistës sygjerojnë që t’i provoni këto sepse sipas tyre do të jenë këpucët më “in” muajve në vazhdim.
Herë me taka të larta e të holla, e herë më të ulëta, atletet e stinës së pranverës 2020 nuk do t’u ngjajnë aspak atyre që keni aktualisht në garderobën tuaj./Gazeta Sinjali/\