image Beyonce vishet nga stilistët Kujta&Meri në klipin e fundit

Bota e Yjeve

Beyonce vishet nga stilistët Kujta&Meri në klipin e fundit

news image

Ylli i muzikës pop, Beyonce, pak ditë më parë prezantoi filmin e saj “Black is King”.

Në këtë projekt ajo ka befasuar ndjekësit, duke i bashkuar forcat sërish me stilistët shqiptarë “Kujta&Meri”.

Bashkëpunimi i këngëtares së njohur me këta dy stilistë nuk është për të parën herë.

Stilistët, Kujta&Meri përmes një postimi të ndarë në Instagram treguan se si ishte kjo eksperiencë për ta.

“Aspak i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa veshjeve të filmit të shkurtër të Beyonces “Black is King”. Pamja e divës me “Kujta & Meri” ka qenë deri tani perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar me duart tona të palodhshme”, thuhet në postim.

Tutje, ata thanë se Beyonce do të mbetet motiv i tyre në krijimin e artit.

“Beyonce ti do të jesh motivimi ynë i pafund në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tënd është dëshmia jonë më e madhe! I adhurojmë njerëzit si ty”, kanë shkruar ata. /Gazeta Sinjali/