image Tregtia mes Serbisë dhe SHBA-së arrin shifra marramendëse për 8 muaj

Rajon

Tregtia mes Serbisë dhe SHBA-së arrin shifra marramendëse për 8 muaj

news image

Një delegacion ekonomik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Siç ka njoftuar zyra e Vuçiqit, në takim morën pjesë përfaqësues të disa prej korporatave më të mëdha botërore amerikane.

Vuçiq foli për një partneritet strategjik biznesi me SHBA-në. Kjo tha se po e bën Serbinë “një ekonomi të qëndrueshme dhe partner të dëshirueshëm biznesi”.

Delegacionin amerikan e kryesoi David De Falco, Ndihmës Sekretar në Departamentin e Tregtisë së SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë.

“Shumë kompani amerikane që operojnë me sukses në Serbi për një kohë të gjatë dhe punësojnë 30,000 njerëz tanë janë një tregues i jashtëzakonshëm i stabilitetit të ekonomisë dhe mjedisit tonë të biznesit, të cilin ne kemi arritur ta krijojmë me një qasje serioze dhe sistematike në të gjitha nivelet”, citohet të ketë thënë Vuçiq, duke shtuar se vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti, tregtia totale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së arriti në 854.6 milionë dollarë, që tha se paraqet një rritje prej 45.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

/GazetaSinjali/