Tre vite më parë, më 14 janar të vitit 2017, një tren i nisur nga Serbia me mbishkrimin “Kosova është Serbi” u ndalua të hyjë në Kosovë.
Treni që po vinte nga Serbia dhe që po sillte përveç mesazhit nacionalist, edhe trazira të mundshme në Kosovë, ishte ndalur në Rashkë të Serbisë, pa hyrë në Kosovë, nga atëherë kryeministri Serb Aleksander Vuçiq.
Policia e Kosovës kishte nxjerr trupat e saja në veri të vendit, pasi paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte hyrjen e trenit në Kosovë, që kishte për qëllim të bënte provokime politike.
Treni u bë temë politike dhe mediale, gjatë janari 2017, duke u cilësuar si kërcënim për paqen në Kosovë e Ballkan, në shkurt filloi qarkullimin e tij në destinacionet Kraljevë dhe Jagodinë, e deri në Beograd, dhe më pas u rikthye deri në destinacionin final, duke u vënë në harresë.
Aso kohe në tren ishin gazetarë si dhe i ashtuquajturi shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në atë kohë, Misa Vasiç.
Pas disa orëve ndalimi në Rashkë, treni u rikthye në Beograd dhe nuk shkoi në Mitrovicë.
Aleksander Vuçiq kishte thënë që urdhrin për ndalimin e trenit e kishte dhënë që t’i parandalonte humbjen e jetëve të njerëzve dhe konfliktin në përmasa më të mëdha, duke i akuzuar autoritetet e Prishtinës se ata tentuan të prishin shinat e trenit që dërgonin në Mitrovicë. /Gazeta Sinjali/