image Tre vëllezërit nga Prishtina dëbohen nga qiraxhiu, mbesin ta kalojnë natën jashtë

Kosovë

Sociale/ Tre vëllezërit nga Prishtina dëbohen nga qiraxhiu, mbesin ta kalojnë natën jashtë

news image

Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qera, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës.

Tre vëllezërit nga Prishtina, të cilët kishin banuar në lagjen Kolovicë e re në Prishtinë, tani më nuk kanë ku të shkojnë, ata natën e sotshme do ta kalojnë në rrugë.

Vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.

“Po na kemi mbetur jashtë, ne kemi banuar në banesë, por pronari na ka dëbuar pasi jemi në kushte të vështira dhe nuk kemi pasur mundësi që ta paguajmë, sonte natën do ta kalojmë në rrugë, ne kemi me vete edhe vëllain 6 vjeç, Valdetin dhe nuk e dimë se çka do të bëjmë, po presim pasi nuk kemi asnjë familjarë dhe askënd të na ndihmojë”, tha Pireva pwr televizionin publik./Gazeta Sinjali/