Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan.
Siç konfirmon një gazetar i Fox News, të paktën 3 ushtarë amerikanë mbetën të plagosur.
Informacioni i shpërthimit u konfirmua nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, ndërsa CNN raporton se shpërthimi ishte sulm vetëvrasës.
Pamje të rënda të personave që mbetën të plagosur nga ky shpërthim janë publikuar tashmë.
Photos: Casualties from blast near Kabul airport this evening. #Afghanistan pic.twitter.com/ZnbQrKf2Yh
— TOLOnews (@TOLOnews) August 26, 2021
Agjencia e lajmeve, Reuters citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se sipas një raporti fillestar shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës.
Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për incidentin, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.